Netanjahu për të fituar zgjedhjet, premton edhe një agresion kundër Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90907-netanjahu_për_të_fituar_zgjedhjet_premton_edhe_një_agresion_kundër_gazës
Beniamin Natanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka thënë se po afrohet zhvillimi i një ofensive të gjerë kundër rezistencës palestineze në Gaza dhe ky operacion mund të fillojë para zgjedhjeve dhe në çdo moment.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 13, 2019 09:53 Europe/Tirane
  • Netanjahu për të fituar zgjedhjet, premton edhe një agresion kundër Gazës

Beniamin Natanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka thënë se po afrohet zhvillimi i një ofensive të gjerë kundër rezistencës palestineze në Gaza dhe ky operacion mund të fillojë para zgjedhjeve dhe në çdo moment.

Burimet informative sioniste kanë thënë se Beniamin Netanjahu ka thënë se është e mundshme që operacionet ushtarake kundër rezistencës palestineze në Gaza mund të fillojnë para zhvillimit të zgjedhjeve të 17 shtatorit.

Netanjahu pas kthimit nga Suçi dhe takimit me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, në një prononcim për gazetarët, ka thënë: “Operacionet ushtarake kundër Rripit të Gazës mund të fillojnë në çdo çast, edhe në këto katër ditët e mbetura deri në zhvillimin e zgjedhjeve”.