Aramco në zjarr, sulmohet nga dronët
Shtator 14, 2019 06:28 Europe/Tirane
Shpërthime u dëgjuan të shtunën (14 Shtator) në dy objektet e kompanisë saudite të naftës Aramco në Bukaik dhe Khurais duke shkaktuar një zjarr të madh.
Incidenti u konfirmua nga kanali televiziv saudit al-Arabia. Ministria e Brendshme Saudite ka njoftuar se shpërthimi është shkaktuar nga një sulm me dronë. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha në horizontin e zonës si dhe të shtëna armësh. Aramco është kompania më e madhe në botë e naftës, fitimi i së cilës ra me 12 përqind në gjysmën e parë të vitit fiskal aktual, në 46.9 miliardë dollarë pas rënies së çmimeve globale të naftës.
Tags