Turqia vazhdon operacionet kundër strukturimit të FETO-s
Policia e Turqisë ka kaluar në veprim për kapjen e 222 nënoficerëve me detyra aktive të ndryshme në komandat tokësore, ajrore, detare, xhandarmërisë dhe rojës bregdetare
Në kuadër të një operacioni me qendër në Stamboll të nisur në 54 qytete të Turqisë dhe në Qipron Turke kundër strukturimit të organizatës FETO në Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) u arrestuan 50 ushtarakë nga 222 me detyrë aktive ndaj të cilëve ka urdhër arresti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria e Stambollit, policia ka kaluar në veprim për kapjen e 222 nënoficerëve me detyra aktive të ndryshme në komandat tokësore, ajrore, detare, xhandarmërisë dhe rojës bregdetare.
Ekipet e drejtorisë së anti-terrorizmit në Drejtorinë e përgjithshme të policisë së Stambollit kanë arrestuar 50 të dyshuar në operacionin me qendër Stambollin të zhvilluar njëkohësisht në 54 qytete dhe Qipron Turke.
Në kuadër të operacionit që vazhdon thuhet se vazhdojnë kërkimet edhe për kapjen e personave të tjerë dhe se numri i të arrestuarve mund të rritet.