Forcat palestineze të rezistencës rrëzojnë një tjetër dron izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90940-forcat_palestineze_të_rezistencës_rrëzojnë_një_tjetër_dron_izraelit
Forcat palestineze të rezistencës kanë rrëzuar një tjetër dron izraelit në Rripin e Gazës, mjeti i tretë ajror pa pilot që regjimi sionist ka humbur gjatë ditëve të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 14, 2019 16:49 Europe/Tirane
  • Forcat palestineze të rezistencës rrëzojnë një tjetër dron izraelit

Forcat palestineze të rezistencës kanë rrëzuar një tjetër dron izraelit në Rripin e Gazës, mjeti i tretë ajror pa pilot që regjimi sionist ka humbur gjatë ditëve të fundit.

Mediat palestineze raportuan se Brigadat Abu Ali Mustafa, krahu i armatosur i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, të shtunën në mbrëmje rrëzuan dhe kapën dronin izraelit në lindje të territorit të rrethuar të Gazës, pranë qytetit të Khan Junes. Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas të hënën mbrëma goditi një avion izraelit në lindje të qytetit Rafah në Rripin e Gazës, një ditë pasi regjimi i Tel Aviv kreu një valë të re sulmesh ajrore kundër enklavës bregdetare të rrethuar. Më parë të hënën, lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollah tha se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kishin qëlluar një dron ushtarak izraelit jashtë qytetit jugor të Libanit, Ramijah.