Ansarallah sulmon rafineritë saudite, Riadi kërkon shpëtim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90944-ansarallah_sulmon_rafineritë_saudite_riadi_kërkon_shpëtim
Një sulm i ri spektakolar me dronë tronditi këtë të shtunë në orët e para të mëngjesit dy objektet kryesore të gjigantit saudit të naftës ARAMCO.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2019 16:56 Europe/Tirane
  • Ansarallah sulmon rafineritë saudite, Riadi kërkon shpëtim

Një sulm i ri spektakolar me dronë tronditi këtë të shtunë në orët e para të mëngjesit dy objektet kryesore të gjigantit saudit të naftës ARAMCO.

Gjeneral Sarei, zëdhënës i forcave të armatosura jemenase tha në një deklaratë se "10 dronët që kryen operacionin" sulmuan dy rafineri të vendosura në Buqayq dhe Khurais në provincën e Ash-Sharghia, në lindje të Arabisë Saudite. Ai shtoi: "Ky operacion ishte operacioni i dytë hakmarrës që premtuan forcat jemenase" dhe "është pjesë e së drejtës sonë natyrore për t'iu përgjigjur agresionit të vazhdueshëm të një koalicioni që po masakron popullin jemenas për pesë vjet radhazi". Sulmi i sotëm ishte me precizion të lartë dhe mbetet një nga më të mëdhenjtë e realizuar ndonjëherë në zemrën e Arabisë Saudite. Këtë operacion gjithashtu ia kemi borxh edhe "njerëzve të mirë" nga Arabia Saudite, të cilët na ndihmuan ", tha zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase. Gjeneral Sarei shtoi: "Ne do të zgjerojmë operacionet tona në të ardhmen, të cilat do të jenë gjithnjë e më të dhimbshme ndërsa Arabia Saudite vazhdon të na sulmojë, dhe sfera e sulmeve tona do të bëhet më e madhe dhe ne do t'i ndalojmë sulmet tona vetëm atëherë kur Arabia Saudite ti japë fund agresionit dhe bllokadës së saj kundër Jemenit". Buqayq dhe Khurais janë ndër puset kryesore të naftës saudite me një kapacitet prodhimi respektivisht prej 7 milion dhe 1.5 milion fuçi në ditë. Prodhimi dhe eksportet e naftës së Arabisë Saudite janë ndërprerë pas sulmeve të dronëve, thanë tre burime të njohur me këtë çështje. Qendër e pjesës më të madhe të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite, Provinca Lindore e njohur si Ash-Sharghia, ka parë trazira dhe përleshje që nga viti 2011 kur protestuesit e frymëzuar nga kryengritjet e pranverës arabe dolën në rrugë kundër regjimit Al Saud. Luftëtarët Huthi dhe aleatët e tyre në ushtrinë e Jemenit kanë kryer sulme të ngjashme gjatë muajve të fundit në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore të Arabisë Saudite ndaj vendit më të varfër arab. Lufta në Jemen është shndërruar në një makth për Riadin, pasi forcat jemenase gjithnjë e më shumë janë duke përdorur armë të sofistikuara në sulmet hakmarrëse. Agresioni ushtarak saudit i mbështetur nga perëndimi, i shoqëruar me një bllokadë detare, ka vrarë dhjetëra mijëra jemenas, shkatërroi infrastrukturën e vendit dhe çoi në një krizë masive humanitare.