Trump i ofron mbrojtje Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90948-trump_i_ofron_mbrojtje_arabisë_saudite
Industria e naftës në Arabinë Saudite pësoi një goditje të rëndë si pasojë e sulmeve me dronë që u vunë flakën dy rafinerive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2019 04:30 Europe/Tirane
  • Trump i ofron mbrojtje Arabisë Saudite

Industria e naftës në Arabinë Saudite pësoi një goditje të rëndë si pasojë e sulmeve me dronë që u vunë flakën dy rafinerive.

Prodhimi ditor  i arit të zi u reduktua përgjysmë gjatë së shtunës, raporton Reuters.  Një telefonatë e presidentit Donald Trump me princin e kurorës, Mohamad bin Salman, u zhvillua gjatë ditës. Siç raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve saudite SPA, presidenti amerikan u ka ofruar sauditëve ndihmë për mbrojtjen e rafinerive dhe sigurinë. Mësohet se presidenti amerikan ka folur për ndikimin negativ që këto sulme do të kenë në ekonominë amerikane dhe atë globale. Një sulm i spektakolar me dronë tronditi të shtunën objektet kryesore të gjigantit saudit të naftës ARAMCO. Gjeneral Sarei, zëdhënës i forcave të armatosura jemenase tha në një deklaratë se "10 dronët që kryen operacionin" sulmuan dy rafineri të vendosura në Buqayq dhe Khurais në provincën e Ash-Sharghia, në lindje të Arabisë Saudite. Ai shtoi: "Ky operacion ishte operacioni i dytë hakmarrës që premtuan forcat jemenase" dhe "është pjesë e së drejtës sonë natyrore për t'iu përgjigjur agresionit të vazhdueshëm të një koalicioni që po masakron popullin jemenas për pesë vjet radhazi". Sulmi i sotëm ishte me precizion të lartë dhe mbetet një nga më të mëdhenjtë e realizuar ndonjëherë në zemrën e Arabisë Saudite. Këtë operacion gjithashtu ia kemi borxh edhe "njerëzve të mirë" nga Arabia Saudite, të cilët na ndihmuan ", tha zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase. Gjeneral Sarei shtoi: "Ne do të zgjerojmë operacionet tona në të ardhmen, të cilat do të jenë gjithnjë e më të dhimbshme ndërsa Arabia Saudite vazhdon të na sulmojë, dhe sfera e sulmeve tona do të bëhet më e madhe dhe ne do t'i ndalojmë sulmet tona vetëm atëherë kur Arabia Saudite ti japë fund agresionit dhe bllokadës së saj kundër Jemenit".