Dëmet në rafineritë e Aramco nuk mund të riparohen së shpejti
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90970-dëmet_në_rafineritë_e_aramco_nuk_mund_të_riparohen_së_shpejti
Një burim i mirëinformuar saudit tha se dëmet e shkaktuara në objektet e naftës Aramco në sulmet e fundit të droniëve të Jemenit janë kaq masive sa nuk është e qartë kur prodhimi i naftës së vendit mund të kthehet në normalitet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Dëmet në rafineritë e Aramco nuk mund të riparohen së shpejti

Një burim i mirëinformuar saudit tha se dëmet e shkaktuara në objektet e naftës Aramco në sulmet e fundit të droniëve të Jemenit janë kaq masive sa nuk është e qartë kur prodhimi i naftës së vendit mund të kthehet në normalitet.

Sipas agjencisë së lajmeve FARS, një burim i industrisë saudite të naftës ka thënë të dielën se është e paqartë se sa kohë do të vazhdojë mbyllja e prodhimit të naftës, pasi është e pamundur të riparohen me shpejtësi dëmet "e mëdha". Aramco nuk ka dhënë asnjë afat kohor për rifillimin e prodhimit. Megjithatë, një burim i afërt me këtë çështje i tha agjencisë Reuters se kthimi në kapacitetin e plotë të prodhimit të naftës mund të zgjasë "javë, jo ditë". Fotografitë me rezolucion të lartë të objekteve të dëmtuara të publikuara" nga administrata amerikane të dielën tregojnë se sulmet e dronëve jemenas kanë goditur me precizion të madh të paktën 19 pika.