Takimi i presidentëve të Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90977-takimi_i_presidentëve_të_republikës_islamike_të_iranit_dhe_turqisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili po qëndron në Turqi për të marrë pjesë në samitin e presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë, para samitit trepalësh ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2019 10:47 Europe/Tirane
  • Takimi i presidentëve të Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili po qëndron në Turqi për të marrë pjesë në samitin e presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë, para samitit trepalësh ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRIB temat kryesore të takimit të Hasan Ruhani dhe Rexhep Taip Erdogan kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, mënyrë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe çështje të tjera me interes të të dy vendeve.

Raundi i pestë i samitit të krerëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë zhvillohet në vazhdën e bisedimeve të tre vendeve garantues të procesit të bisedimeve të Astanasë për zgjidhjen e krizës në Siri.

Krerët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë në këtë raund të bisedimeve që zhvillohen sot, do të bisedojnë për vazhdimin dhe zhvillimin e bashkëpunimeve trepalëshe në fusha të ndryshme ekonomike dhe gjithashtu marrëdhëniet rajonale.