Netanjahu nuk arrin të fitoje zgjedhjet në Izrael
Lufta e Kryeministrit në largim të Izraelit, Benjamin Netanjahu, për mbijetesën e tij politike duket se do të vazhdojë për ditë apo edhe javë.
Sondazhet e para nga zgjedhjet e sotme parlamentare tregojnë se ai do të luftojë kokë më kokë me ish-shefin ushtarak Benny Gantz. Sondazhet e kanaleve televizive izraelite tregojnë se Partia Likud e krahut të djathtë e kryeministrit Netanyahu mund të sigurojë 31-33 ulëse në Parlament, ndërsa partia Blu dhe të Bardhë të qendrës, të Benny Gantz-it është pak përpara, me 32-34 ulëse. Kjo ndoshta mund ta bëjë Avigdor Liebermanin, një ish-ministër i Mbrojtjes dhe më parë aleat i Netanjahut, por tani rival i tij, si personin vendimtar për krijimin e një qeverie koalicioni. Netanjahu thirri zgjedhjet e parakohshme pasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit. Likud dhe "Blu dhe të Bardhë" kishin siguruar atëherë 35 vende secila dhe kishin nevojë për mbështetjen e partive më të vogla me programe politike të ndryshme - shpesh dhe krejt të kundërta. Bisedimet për formimin e një koalicioni të ri pritet të fillojnë menjëherë sapo të publikohen rezultatet paraprake të mërkurën në mëngjes. Zgjedhjet e dyta të përgjithshme brenda 5 muajsh në Izrael, Benjamin Netanjahu u përpoqe t`i fitojë me një zotim të fortë: kryeministri sionist tha se po e mori sërish votën e izraelitëve, do t`i aneksojë të gjitha kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor. Ai po zhvillon betejën e tij më të ashpër për të fituar një mandat të pestë rekord për të qëndruar në pushtet edhe pse përballet me akuza të mundshme për korrupsion. Netanjahu të hënën mbajti tubimin e fundit të fushatës së tij nacionaliste, ku tha se nëse do të fitonte zgjedhjet, ai do të aneksonte të gjitha kolonitë sioniste në Bregun Perëndimor, pavarësisht nga kundërshtitë e udhëheqësve palestinezë. Ai i tha Radios së Ushtrisë Izraelite se, “Unë synoj t’i përfshij nën sovranitetin izraelit të gjitha vendbanimet,” ndër to edhe “zonat që kanë rëndësi sigurie ose që janë të rëndësishme për trashëgiminë e Izraelit”. Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet, Netanjahu është përpjekur të forcojë mbështetjen nga nacionalistët, duke marrë edhe ndihmën e mikut të tij, Presidentit amerikan Donald Trump, i cili fundjavën e kaluar propozoi mundësinë e një pakti të ndërsjelltë të mbrojtjes mes dy vendeve aleate. Trump tha se një traktat i tillë “do të mbështeste më tej aleancën e jashtëzakonshme midis dy vendeve tona”. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë një lidhje tjetër me zgjedhjet izraelite, njoftimin nga administrata e Presidentit Trump të planit të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve i njohur si "Akordi i shekullit" që pritet të bëhet publik pas zgjedhjeve në Izrael. Plani Akordi i Shekulli është një plan i ri qeverisë amerikane që ka për qëllim të eliminojë të drejtat e popullit palestinez. Ky plan është hartuar në bashkëpunim me disa vendeve arabe si Arabia Saudite. Në bazë të planit në fjalë Kodsi i Shenjtë i jepet regjimit sionist, të shpërngulurit palestinezë nuk kanë të drejtë të kthehen në atdheun e tyre dhe palestinezët do të kontrollojnë vetëm pjesën e mbetur në BPLJ dhe rripin e Gazës. Në kuadër të planit Akordi i Shekullit, presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor 2017 njohu Kodsin e pushtuar si kryeqytet të regjimit fals sionist dhe më 14 Maj 2018 dha urdhër për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods.