"Nëse i doni kullat e qelqit, largohuni nga Jemeni"!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91036-nëse_i_doni_kullat_e_qelqit_largohuni_nga_jemeni_!
"Potenciali Mbrojtës 2" është termi i zgjedhur nga gjenerali Jahja Sarei, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, për të emëruar sulmet me dronë në objektet e përpunimit të naftës bruto të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 19, 2019 04:48 Europe/Tirane

"Potenciali Mbrojtës 2" është termi i zgjedhur nga gjenerali Jahja Sarei, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, për të emëruar sulmet me dronë në objektet e përpunimit të naftës bruto të Arabisë Saudite.

"Nëse dëshironi paqen dhe sigurinë e instalimeve tuaja, si dhe kullat e qelqit që nuk mund t'i rezistojnë një droni, largohuni nga Jemeni", paralajmëroi zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit duke ju drejtuar Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. "Forcat tona janë të afta të prodhojnë drone sa më shpejt të jetë e mundur," tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit. "Sulmet e shpejta në objektet e naftës së kompanisë Aramco u kryen pas një vëzhgimi të kujdesshëm ajror," tha gjenerali jemenas. Ai theksoi se operacioni "Potenciali Mbrojtës 2 u krye nga dronët jemenas dhe shtoi: "Dronët e rinj jemenas janë të aftë të mbajnë katër raketa të pajisura me mbushje fragmentale". Ai përsëri paralajmëroi agresorët në Jemen, veçanërisht Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duke thënë: "Ne nuk do të hezitojmë të reagojmë shpejt ndaj agresionit të armikut". "Ndërsa regjimit të Emirateve, ne i themi se operacioni më i vogël mund t'ju kushtojë shtrenjtë. Ju do të pendoheni nëse udhëheqja juaj vendos të dërgojë udhëzime për forcat e saj të armatosura për të filluar një përgjigje në ditët ose javët e ardhshme ", paralajmëroi zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit.