Vritet një komandant i lartë saudit
Një komandant i lartë saudit u vra të enjten gjatë një operacioni ushtarak në rajonin lindor jemenas të Hadramaut, tha një burim ushtarak i cituar nga agjensia turke e lajmeve Anadolu.
Komandanti dhe disa ushtarë të koalicionit saudit u vranë ndërsa ishin në mision në qytetin Shibam, tha burimi për agjencinë Anadolu. Disa burime informacioni thanë se komandanti i vrarë ishte kolonel Bandar bin Mazid al-Otaibi i cili u vra bashkë me disa ushtarëve të tjerë të koalicionit saudit në shpërthimin e bombës. Sajti i lajmeve Saba raportoi të enjten se njësia xheniere e ushtrisë jemenase kishte arritur, gjatë një operacioni në zonën Hejran, të shkatërronte një automjet të blinduar të koalicionit saudit, duke vrarë rreth 10 mercenarë të koalicionit të Riad.