Gantz kundërshton ofertën e Netanjahut: Është koha të ikësh
Rivali më i fortë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Benny Gantz, ka hedhur poshtë ofertën e tij për një koalicion, pasi beteja e tyre në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të regjimit izraelit përfundoi pa një fitore.
Partia centriste "Kaltër dhe e Bardhë" e Gantz është pak përpara Likud-it të Netanjahut në zgjedhjet e dyta të zhvilluara këtë vit, që u mbajtën të martën. Sidoqoftë, të dyve u mungon numri nevojshëm i vendeve në parlamentin me 120 anëtarë për të formuar një bllok qeverisës. Netanjahu, udhëheqësi me shërbimin më të gjatë në Izrael, i kërkoi Gantz, ish-shefit ushtarak të regjimit sionist, të takohej me të enjten, pasi ai ishte zotuar të formojë një qeveri të krahut të djathtë të udhëhequr nga Likud. "Por për keqardhjen time, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se kjo është e pamundur," tha Netanjahu në një mesazh video të enjten. "Benny, ne duhet të krijojmë një qeveri të gjerë uniteti, sa më shpejt që sot", tha Netanjahu. Gantz, në përgjigje të tij, pa përmendur Netanjahun dhe kërkesën e tij, tha se ai vetë do të krijonte një koalicion "liberal", duke nënkuptuar se ai nuk do të bëhej aleat me Netanjahun. Moshe Yaalon, një tjetër udhëheqës i lartë i Kaltër dhe Bardhë, dha një përgjigje më të detajuar më vonë, duke thënë se partia e tij nuk ishte e gatshme të bashkonte forcat me Likud kryesisht për shkak të akuzave të korrupsionit kundër Netanjahut. "Ne nuk do të hyjmë në një koalicion të udhëhequr nga Netanjahu," tha Yaalon. "Ka ardhur koha që ju t'i thoni Netanjahut: 'Faleminderit për gjithçka keni bërë'," u tha Yaalon anëtarëve të Likud, të cilët po tregojnë shenja rebelimi kundër kryeministrit. Refuzimi i shpejtë e la Netanjahun "të befasuar dhe të zhgënjyer", duke e detyruar atë të përsëriste thirrjen. "Kjo është ajo që publiku pret nga ne," tha Netanjahu më vonë gjatë ditës. Megjithë rivalitetin e tyre, Netanjahu dhe Gantz gjatë fushatave të tyre kishin vetëm dallime të ngushta për çështje kyçe, që do të thotë se edhe nëse Netanjahu do të largohej pas pesë mandateve në detyrë, nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme në politikat e regjimit të Tel Aviv në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, përballja me Iranin ose konflikti Palestinez. Bllokimi e ka kthyer ish-ministrin e çështjeve ushtarake të regjimit Avigdor Lieberman, i cili tani është në krye të partisë së ekstremit të djathtë Yisrael Beitenu e cili ka tetë vende, në një aktor kryesor në procesin e ndërtimit të koalicionit. Lieberman mbeti i hapur për idenë e një qeverie uniteti laike, por tha të enjten se ai nuk ishte i bindur nga oferta e Netanjahut. Në një deklaratë, ai e quajti ofertën e Netanjahut "asgjë më shumë se një mashtrim dhe një përpjekje për të pikturuar një pamje të rreme për të përgatitur opinionin publik për një raund të tretë të zgjedhjeve".