Riadi humbi në 30 minuta
(last modified Sat, 21 Sep 2019 07:05:22 GMT )
Shtator 21, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Riadi humbi në 30 minuta

"Arabia Saudite humbi një luftë në 30 minuta, për të cilën ishte përgatitur për 50 vjet. Në vetëm disa minuta, vendi ka parë prodhimin e tij të naftës të përgjysmohet", tha grupi financiar amerikan Bloomberg.

"Sauditët kanë humbur 50% të prodhimit të tyre kombëtar të naftës ndërsa SHBA nuk ishin në gjendje ose të gatshëm t'i ndihmojnë ata," shkruhet në një artikull të shkruar nga Marc Champion dhe Zainab Fattah dhe botuar në 17 shtator nga Bloomberg. Pierre Noel, studiues mbi sigurinë ekonomike dhe energjetike në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Sigurisë në Londër, i tha Bloomberg se Irani ishte shumë i fuqishëm për t'u pushtuar nga Shtetet e Bashkuara edhe nëse do të kishte një oreks nga votuesit amerikanë për një luftë të re në Gjirin Persik. "Irani ka demonstruar tashmë aftësinë e tij për t'u përgjigjur nëse shteti amerikan vendos të sulmojë," shton Pierre Noel. Në këtë drejtim, gazeta amerikane The Washington Post publikoi një artikull më 17 shtator, autori i të cilit Adam Taylor përsëriti se miliarda dollarë, të shpenzuara për armë amerikane, nuk i kishin mbrojtur vendet më të rëndësishme të naftës të Arabisë Saudite kundër një sulmi vdekjeprurës. "Arabia Saudite ka vite që është një klient i madh i armëve të prodhuara nga Amerika. Kjo lidhje u zhvillua më shumë pasi Presidenti Trump, po e shtyn Riadin për të blerë më shumë armë, ndërsa Arabia Saudite premtoi një blerje prej 110 miliardë dollarësh të armëve amerikane, vetëm disa muaj pas inaugurimit të tij. Fundjavën e kaluar, kur një sulm shkatërrues në objektet e naftës paralizoi mbretërinë Saudite, disa vëzhgues u pyetën se çfarë sisteme mbrojtjeje kishte blerë Riadi në Shtetet e Bashkuara. Ekspertët thonë se pavarësisht pajisjeve të shtrenjta ushtarake të blera nga Arabia Saudite, sulmi i së shtunës së kaluar ishte një operacion jashtëzakonisht i planifikuar, i cili do të kishte qenë i vështirë për t'u zbuluar dhe neutralizuar nga vendet më të pajisura dhe më me përvojë", thekson artikulli i Washington Post. Washington Post duke përmendur dy burime që përputhen, raportoi të enjten (19 shtator) se Arabia Saudite i ka kërkuar Kompanisë Kombëtare të Naftës të Irakut (SOMO) deri në 20 milion fuçi naftë të papërpunuar për të furnizuar rafineritë Saudite. Aramco nuk pranoi të komentojë. Zëvendës menaxheri i shitjeve të SOMO, Ali Nazar Shatar, tha se aktualisht nuk kishte asnjë kontratë midis SOMO dhe Aramco.

 

Tags