Al-Bakhiti: Arabia Saudite të shfrytëzojë rastin e armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91087-al_bakhiti_arabia_saudite_të_shfrytëzojë_rastin_e_armëpushimit
Një anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit duke deklaruar armëpushim, i ka bërë thirrje koalicionit agresor të Arabisë Saudite për ndërprerjen e luftës dhe ka theksuar se Arabia Saudite më mirë është ta shfrytëzojë rastin e armëpushimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2019 11:51 Europe/Tirane
  • Al-Bakhiti: Arabia Saudite të shfrytëzojë rastin e armëpushimit

Një anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit duke deklaruar armëpushim, i ka bërë thirrje koalicionit agresor të Arabisë Saudite për ndërprerjen e luftës dhe ka theksuar se Arabia Saudite më mirë është ta shfrytëzojë rastin e armëpushimit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Al-Bakhiti, anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, deklaroi: "Pasi është vërtetuar për të gjithë botën fuqia dhe kapaciteti ushtarak i Jemenit dhe u është shkaktuar dëm i madh agresorëve, tani Jemeni u bënë thirrje agresorëve për ndërprerjen e luftës dhe për vendosjen e armëpushimit".

Al-Bakhiti tha se ndërprerja e luftës do të jetë në interes të të gjithëve dhe më shumë se në interes të Jemenit, do të jetë në interes të Arabisë Saudite, ndërsa theksoi: "Nëse Arabia Saudite nuk i jep përgjigje të përshtatshme armëpushimit dhe dëshiron të vazhdojë agresionin e saj kundër popullit të Jemenit, atëherë do të merret një vendim tjetër në këtë drejtim".