Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
Burimet ushtarake në Jemen kanë deklaruar pavarësisht ndërprerjes së sulmeve të jemenasve ndaj pozicioneve të forcave saudite, Arabia Saudite ka nuk ka ndal sulmet ushtarake kundër rajoneve të ndryshme të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Jahja Sari'a, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, të shtunën në mbrëmje deklaroi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite ditën e shtunë 39 herë kanë bombarduar vendbanimet civile të Jemenit. Sulmet e Arabisë Saudite kundër vendbanimeve civile të Jemenit po kryhen në kohën kur të premten në mbrëmje Këshilli i Lartë Politik i Jemenit ka deklaruar: "Sulmet me dronë dhe raketa në drejtim të Arabisë Saudite do t'i ndërpresë në mënyrë të kushtëzuar dhe shpresojmë që ky veprim të përballet me përgjigje pozitive nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite".
Ndërkohë Martin Grinfitz, përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit, ditën e shtunë ka mirëpritur vendimin e forcave të Ansaerullah të Jemenit për ndërprerjen e sulmeve raketore dhe me dronë ndaj koalicionit të Arabisë Saudite dhe ka thënë: "Shpresojmë që edhe pala tjetër të ndjekë një politikë të tillë".
Abdulmalek Badrudin Al-Huthi, lideri i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, gjatë fjalës së tij me rastin e përvjetorit të Revolucionit të 21 Shtatorit të Jemenit, ka thënë: "Në rast të vazhdimit të bombardimeve, bllokadës dhe agresionit të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, atëherë forcat jemenase do të kryejnë sulme të më të ashpra dhe më të dhimbshme".