Arrestohen mbi 650 protestues egjiptianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91132-arrestohen_mbi_650_protestues_egjiptianë
Burimet e të drejtave të njeriut në Egjipt kanë njoftuar për arrestimin e 650 protestuesve ndaj kundër qeverisë së këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 23, 2019 14:39 Europe/Tirane
  • Arrestohen mbi 650 protestues egjiptianë

Burimet e të drejtave të njeriut në Egjipt kanë njoftuar për arrestimin e 650 protestuesve ndaj kundër qeverisë së këtij vendi.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se vazhdimi i protestave për tre ditë me radhë kundër presidentit egjiptian Abdulfetah Al-Sisi është bërë shkak që forcat e sigurisë dhe policia e këtij vendi pas identifikimit të identitetit të protestuesve, kanë bastisur shtëpitë e tyre dhe sipas burimeve të të drejtave të njeriut, deri më tani kanë arrestuar 650 protestues dhe i kanë dërguar në burg.

Protestuesit egjiptianë gjatë tre ditëve të kaluara janë mbledhur në rrugët e Kajros dhe sidomos në sheshin Tahrir të këtij qytetit dhe në sheshet e tjera të këtij vendi dhe kanë protestuar kundër korrupsionit të qeverisë dhe kanë kërkuar largimin e presidentit egjiptian Abdulfetah Al Sisi.

Abdulfetah Al-Sisi që nga viti 2014, është president i Egjiptit.

Protestat kundër Al-Sisi kanë filluar që nga dita e premte dhe me thirrjen e partive politike, ato do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.