Problemet serioze të Izraelit do të shkaktojnë zhdukjen e tij
"Dobësitë e regjimit izraelit janë jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe parashikimi i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik për të ardhmen e këtij regjimi është mjaft serioz.
Të gjitha indikacionet shkojnë në drejtimin e një zhdukjeje të Izraelit", tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hasan Nasrallah. Për sekretarin e përgjithshëm të Hezbollahut, "natyra prepotente dhe agresive e Izraelit paraqet një rrezik të madh si për Sirinë, Libanin, Irakun dhe madje edhe për Iranin"." Izraeli ka armë bërthamore dhe është një regjim që vazhdimisht po përpiqet të shtrihet në të gjithë rajonin. Për Hasan Nasrallah, Izraeli është "krahu ekzekutiv" i Shteteve të Bashkuara në rajon. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Hezbollah, të gjitha të dhënat shkojnë në drejtim të zhdukjes së Izraelit, por kjo zhdukje nuk mund të ndodhë pa u përmbushur paraprakisht kushtet e saj. "Një kusht i parë është që Rezistenca të mund të vazhdojë veprimin e saj në rajon dhe ajo të mos kapitullojë kurrë. Irani gjithashtu duhet të vazhdojë mbështetjen e tij për Rezistencën. Vetëm me këtë çmim që Izraeli nuk do të jetë më në 25 vitet e ardhshme. Ky regjim vuan nga të meta serioze dhe vdekjeprurëse", tha Nasrallah duke shtuar: "Nëse duam të kemi një rajon të sigurt, nëse duam të jetojmë në paqe dhe të gëzojmë të drejtën tonë të plotë për sovranitet, integritet dhe liri të vërtetë, e gjithë kjo nuk është e arritshme në prani të Izraelit . Traktatet e paqes që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera arrogante duan të imponojnë kanë për qëllim vetëm sigurimin e mbijetesës së Izraelit. "