Hamas pajtohet me planin kombëtar të grupeve palestineze
Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike palestineze (Hamas) ka bërë të ditur se kjo lëvizje pajtohet me planin kombëtar të grupeve palestineze.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të lëvizjes Hamas, gjatë një deklarate në Gaza, tha se populli që është nën pushtim, nuk mund të realizojë aspiratat kombëtare pa unitet kombëtar. Ismail Hanije deklaroi gatishmërinë e Hamas-it për zbatimin e planit kombëtar dhe u shpreh optimist se edhe lëvizja Fatah do të pajtohet me zbatimin e planit kombëtar.
Tetë grupe palestineze së fundi në një deklaratë të përbashkët kanë paraqitur një pikëpamje kombëtare gjithëpërfshirëse për realizimin e unitetit kombëtar dhe për t’i dhënë fund ndasive dhe ka paraqitur gjithashtu një afat kohor për zbatimin e kësaj marrëveshje, si dhe ka kërkuar mbështetjen e gjerë popullore dhe të institucioneve palestineze ndaj këtij plani si një hap i rëndësishëm për arritjen e pajtimit kombëtar dhe për t’i dhënë fund përçarjeve.