Ansarullah paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe për shtimin e luftimeve
Anëtari i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah ka paralajmëruar Emiratet e Bashkuara Arabe që të heqë dorë nga çfarëdo lloj shtimi i tensioneve në Jemen, për arsye se EBA nuk ka forcën për të duruar goditjen në territorin e vet.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Al-Bakhiti, anëtari i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka reaguar ndaj dislokimit të ri të ushtrisë së EBA në Jemen dhe deklaroi: “Një numër i mercenarëve të EBA pas përfundimit të trajnimeve ushtarake në Ritre, janë kthyer në Jemen në mënyrë që të forcohet pozita e tyre në Taiz në jug të Jemenit”.
Al-Bakhiti ka thënë se çfarëdo lloj shtimi të luftimeve nga ana e agresorëve në Jemen, ata do të përballen me përgjigje të madhe dhe të ashpër, prandaj u sugjerojmë ushtarëve të EBA që sa më shpejtë të largohen nga Jemen.
Vlen të theksohet se Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, EBA dhe të disa shteteve të tjera që nga viti 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore ndaj popullit jemenas.