Koalicioni saudit pengon mbledhjen e kufomave të forcave të tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91268-koalicioni_saudit_pengon_mbledhjen_e_kufomave_të_forcave_të_tij
Koalicioni saudit po parandalon mbledhjen e kufomave të forcave të këtij koalicioni të vrarë së fundmi në aksin Naxhran, tha kreu i Komitetit për Çështjet e Robërve në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 29, 2019 05:54 Europe/Tirane
  • Koalicioni saudit pengon mbledhjen e kufomave të forcave të tij

Koalicioni saudit po parandalon mbledhjen e kufomave të forcave të këtij koalicioni të vrarë së fundmi në aksin Naxhran, tha kreu i Komitetit për Çështjet e Robërve në Jemen.

Abdul Kader al-Morteza, kreu i Komitetit Jemenas për Robërit, ka deklaruar për televizionin Al-Masira të Jemenit se " qindra trupa të vdekur të elementëve të koalicionit saudit që u vranë në operacionin e Ansarullahut vazhdojnë të mbeten në shkëmbinjtë dhe luginat e rajonit Naxhran dhe pushtuesit sauditë nuk e lejojnë Kryqin e Kuq t'i mbledhë kufomat". Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit tha të shtunën se operacioni i forcave jemenase kundër agresorëve sauditë në rajonin Naxhran në jug të Arabisë Saudite rezultoi në shkatërrimin e plotë të tre brigadave ushtarake të forcave të armikut saudit, konfiskimin e sasive të mëdha të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë qindra automjete dhe mjete të blinduara si dhe kapjen rob të mijëra forcave të armikut.