Vritet truproja personale i mbretit të Arabisë Saudite
Burimet saudite kanë njoftuar për vrasjen e Abdulaziz Al-Fagham, truproja personale e Selman bin Abdulaziz, mbretit të Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulaziz Al-Fagham pasi ishte qëlluar me plumb nga një mik i tij për shkak të një mosmarrëveshje personale, ishte dërguar në spitalin privat "Mbreti Fejsal" në Xhide dhe atje ka vdekur në kohën kur të afërmit e tij ishin pranë tij.
Oficeri Al-Fagham ishte edhe truproje personale e mbretit Abdullah bin Abdulaziz dhe gjithnjë e ka shoqëruar atë në çdo vend. Ai për 30 vite ishte truproje e mbretit të ndjerë dhe pas vdekjes së tij u bë truproje personale e mbretit Selman. Al-Fagham njihej si njëri shumë i afërt me mbretin Selman. Burimet saudite kanë thënë se shkaku i vrasjes së tij ishte një mosmarrëveshje personale në kohën kur përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur dilema të mëdha në lidhje me shkakun e vdekjes së tij dhe e kanë folur edhe për mundësin e vrasje të tij me qëllim.