Një zjarr i madh shpërthen në stacionin e trenit në Xhide
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91279-një_zjarr_i_madh_shpërthen_në_stacionin_e_trenit_në_xhide
Burimet informative kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri të madh në stacionin e trenit në qytetin Xhide të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2019 12:33 Europe/Tirane
  • Një zjarr i madh shpërthen në stacionin e trenit në Xhide

Burimet informative kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri të madh në stacionin e trenit në qytetin Xhide të Arabisë Saudite.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në stacionin e trenit "Al-Haramejn" në qytetin Xhide të Arabisë Saudite dhe akoma nuk janë deklaruar shkaqet e tij.

Gazeta saudite "Sabagh" ka njoftuar se si pasojë e këtij zjarri është ndalur lëvizja e trenave dhe flakët po shkojnë lartë në qiell dhe njerëzit po arratisen nga sallonet e stacionit të trenit.

Kanali televiziv "Al-Arabija" e Arabisë Saudite gjithashtu ka raportuar se zjarri ka shpërthyer në pjesën e kulmit të stacionit të trenit dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo të vdekur.