Operacioni i Ansarullah në Naxhran, Riadi i shokuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91284-operacioni_i_ansarullah_në_naxhran_riadi_i_shokuar
Sulmi i fundit në infrastrukturën e naftës së Arabisë Saudite ka treguar qartë se si ky konflikt do përhapet me një shpejtësi të madhe brenda kufijve sauditë, nëse Riadi nuk është në gjendje të ndalojë gjakderdhjen në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 29, 2019 17:29 Europe/Tirane
  • Operacioni i Ansarullah në Naxhran, Riadi i shokuar

Sulmi i fundit në infrastrukturën e naftës së Arabisë Saudite ka treguar qartë se si ky konflikt do përhapet me një shpejtësi të madhe brenda kufijve sauditë, nëse Riadi nuk është në gjendje të ndalojë gjakderdhjen në Jemen.

Përkundër zakonit për të treguar gishtin akuzues drejt Iranit, regjimi Al Saud tani e di me siguri se sulmi i 14 shtatorit u mbështet edhe nga Arabia Saudite, e cila është e ngopur me çmendurinë shkatërruese të Salmanit. Por regjimi Al Saud pësoi një tjetër goditje madhore gjatë një operacioni të gjerë të forcave jemenase në provincën Naxhran në jug të Arabisë Saudite dhe Riadi mbeti i shokuar nga kjo disfatë e turpshme. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit sot në një konferencë për shtyp ka dhënë më shumë detaje në lidhje me operacionet "Nasr min Allah" (Fitorja prej Zotit) dhe ka thënë se këto operacione janë rezultat i punës ekspertize dhe inteligjente gjashtë mujore. Jahja Sari'e deklaroi: "Në fazën e parë të operacionit "Fitorja prej Zotit" janë kryer 9 sulme raketore, pastaj njësia e dronëve të ushtrisë së Jemenit ka krye mbi 20 sulme dhe mbrojtja kundërajrore gjithashtu i ka detyruar helikopterët dhe avionët luftarakë të koalicionit sauditë të largohen nga zona e operacioneve".   Ai tha: "Informacionet e para flasin për humbje të mëdha njerëzore të armikut ku janë vrarë dhe plagosur mbi 500 forca të armikut. Mbi 200 forca të armikut janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të avionëve të koalicionit agresor dhe gjatë kohës së arratisjes dhe dorëzimit të tyre. Gjithashtu mbi 2000 trupa saudite janë kapur rob nga forcat jemenase". Gjatë këtyre operacioneve janë shpartalluar tërësisht tre brigada të forcave të koalicionit agresor saudit dhe janë konfiskuar pajisjet e tyre luftarake. 15 ditë pas sulmit kundër objekteve të naftës Aramco, Operacioni në Naxhran është një goditje fatale për koalicionin agresor saudit. Në anën ushtarake, Ansarallah po paraqitet si një fuqi ushtarake e klasit të parë e aftë të rrezikojë thellësinë strategjike të Arabisë Saudite, ndërsa Riadi nuk është në gjendje të përgjigjet. Nuk ka gjasa që Arabia Saudite të ndihmohet në çfarëdo mënyre nga Shtetet e Bashkuara, e cila u ka mohuar atyre ndihmën në çështjen Aramco. Ditët janë të numëruara tani për regjimin e Salmanit, ndërsa dëgjohen raporte për trazira në pallatin mbretëror saudit.