Jemeni liron 350 rob lufte
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91295-jemeni_liron_350_rob_lufte
Komiteti i lëvizjes Ansarullah të Jemenit për çështje të robërve të luftës ka deklaruar se autoritetet jemenase në kuadër të marrëveshjes së Stokholmit, liron 350 robër të luftës me shtetësi saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2019 12:15 Europe/Tirane
  • Jemeni liron 350 rob lufte

Komiteti i lëvizjes Ansarullah të Jemenit për çështje të robërve të luftës ka deklaruar se autoritetet jemenase në kuadër të marrëveshjes së Stokholmit, liron 350 robër të luftës me shtetësi saudite.

Abdullah Morteda, kryetari i komitetit për çështje të robërve të luftës pranë autoriteteve jemenase, në një konferencë për shtyp, tha: "Këto robër lirohet ditën e hënë nën mbikëqyrjen e autoriteteve të OKB dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq".

Morteda shtoi: "Lëvizja Ansarullah e Jemenit në këtë fazë synon të lirojë të gjithë robërit e luftës që kanë shpëtuar nga burgu "Dhamar" gjatë sulmeve ajrore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite që u kryen në fillim të shtatorit".

Abdullah Morteda tha: "Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do t'iu transferojë robërit e luftës në vendin e tyre".