Forcat ushtarake sioniste sulmojnë gjatë natës qytetin Al-Khalil
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91296-forcat_ushtarake_sioniste_sulmojnë_gjatë_natës_qytetin_al_khalil
Burimet palestineze kanë njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar gjatë natës një qytezë në veri të qytetit Al-Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 30, 2019 15:54 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë gjatë natës qytetin Al-Khalil

Burimet palestineze kanë njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar gjatë natës një qytezë në veri të qytetit Al-Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën në mbrëmje kanë sulmuar qytezën Bejt Amer në veri të qytetit Al-Khalil ku janë përleshur me banorët palestinezë në këtë qytezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë përleshjes me palestinezët kanë përdorur gaz lotsjellës kundër banorëve palestinezë ku si pasojë janë lënduar disa palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu të dielën në mbrëmje kanë mbyllur tërësisht korridorin Bejt Hanun në veri të Rripit të Gazës.

Autoritetet sionist kanë thënë se shkak për mbylljen e këtij korridori janë festat e vitit të ri të hebrenjve.