Badullah Abdullah pretendoi se ka fituar zgjedhjet presidenciale në Afganistan
Abdullah Abdullah në një konferencë për shtyp, deklaroi se në situatën ekzistuese, zgjedhjet presidenciale të Afganistanit nuk shkojnë në raundin e dytë dhe ekipi stabilitetit dhe integrimit formon qeverinë e ardhshme të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në kohën kur kanë mbetur rreth 20 ditë deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit, Abdullah Abdullah, kryetari ekzekutivit të Afganistanit, pretendoi se është fitues i këtyre zgjedhjeve.
Abdullah Abdullah në këtë konferencë për shtyp tha: "Vota jonë në këto zgjedhje është shumë më e lartë. Rezultatin e shpall Komisioni i Zgjedhjeve, mirëpo ne kemi dalë në skenë për një numër të lartë të votave".
Abdullah Abdullah shtoi: "Ne në dy ditët e kaluara kemi analizuar rezultatet dhe kemi ardhur në këtë përfundim se kemi numër të madh të votave. Nëse pengohet falsifikimi i votave, atëherë numri i votave tona do të jetë më i madh".
Ai tha: "Në situatën ekzistuese, zgjedhjet presidenciale të Afganistanit nuk shkojnë në raundin e dytë dhe ekipi stabilitetit dhe integrimit do të formojë qeverinë e ardhshme të këtij vendi".
Abdullah Abdullah gjithashtu theksoi: "Disa prej funksionarëve shtetëror kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e zgjedhjeve, por së shpejti do të ndëshkohen për këtë veprim".
Abdullah Abdullah në vazhdim vlerësoi punën e forcave të sigurisë që garantuan sigurinë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, si dhe ka falënderuar qytetarët afganë për pjesëmarrje në zgjedhje".