Kryeministri irakian: "Asnjë palë përveç Izraelit nuk dëshiron luftë"
(last modified Mon, 30 Sep 2019 20:21:57 GMT )
Shtator 30, 2019 22:21 Europe/Tirane
  • Kryeministri irakian:

Kryeministri i Irakut Adel Abdul-Mahdi e ka mbajtur Izraelin përgjegjës për një varg sulmesh kundër pozicioneve të njësive pro-qeveritare të Mobilizimit Popullor të Irakut, pas hetimeve mbi sulmet e fundit mbi forcat vullnetare irakiane.

"Hetimet mbi sulmet ndaj disa pozicioneve të Forcave të Mobilizimit Popullor tregojnë se Izraeli i ka kryer ato", tha Abdul-Mahdi të hënën në një intervistë me rrjetin e lajmeve Al-Jazeera me qendër në Doha. Kryeministri irakian shtoi se "shumë fakte tregojnë se askush nuk dëshiron luftë në rajon, përveç Izraelit". "Qeveria irakiane po përgatit prova dhe dokumente të mjaftueshme për t'u ankuar në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ajo nuk do të paraqesë një ankesë kundër një entiteti të panjohur", shtoi Kryeministri i Irakut Adel Abdul-Mahdi.

 

Tags