OKB: Ben Salman pohon vrasjen e Khashoggi
(last modified Wed, 02 Oct 2019 07:24:53 GMT )
Tetor 02, 2019 09:24 Europe/Tirane
  • OKB: Ben Salman pohon vrasjen e Khashoggi

Raportuesja e posaçme e OKB për vrasjet jashtëgjyqësore, megjithatë, tha se Princi i Kurorës Saudite kishte pranuar vrasjen e Jamal Khashoggi.

Agnes Callamard, një raportuese e posaçme e OKB për vrasjet jashtëgjyqësore, tha në një fjalim të martën se princi saudit ka rrëfyer se një gazetar ishte vrarë nga qeveria Saudite, dhe kjo është alarmante. Hetimet e pavarura tregojnë se ekzistojnë "prova të besueshme" të lidhjes së Bin Salman me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, shtoi ajo. Raportuesja e posaçme e OKB për vrasjet jashtëgjyqësore kritikoi princin saudit për përpjekjen e tij që të distancohej nga krimi dhe e quajti atë "një njeri problematik", duke shtuar se ai po sajonte një distancë të madhe mes vetes dhe krimit që vetë e ka urdhëruar. Ajo gjithashtu i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres që të zhvillojë hetime të pavarura për vrasjen e Khashoggi.

 

Tags