Një vit pas vrasjes së Jamal Khashoggi nga Arabia Saudite
(last modified Wed, 02 Oct 2019 19:43:39 GMT )
Tetor 02, 2019 21:43 Europe/Tirane
  • Një vit pas vrasjes së Jamal Khashoggi nga Arabia Saudite

Ka kaluar një vit pasi agjentët e qeverisë së Arabisë Saudite vranë me egërsi gazetarin disident Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll.

Përkundër mizorisë së krimit, detaje të të cilit rrodhën në transkriptet e regjistrimeve audio falë qeverisë turke, regjimi i Riadit vazhdon të shmangë ndëshkimin. Khashoggi hyri në konsullatën Saudite në Stamboll në 2 tetor 2018 për të marrë letrat për t'u martuar me të fejuarën e tij, por kurrë nuk doli nga ndërtesa. Regjistrimet audio që qeveria turke shpërndau  më vonë verifikuan se ai ishte vrarë dhe më pas copëtuar nga 15 agjentë të dyshuar sauditë. Incidenti shkaktoi një zhurmë ndërkombëtare dhe përfundimisht u fillua një hetim i Kombeve të Bashkuara, por hetimi nuk arriti të përparojë në tërësi pasi regjimi saudit dështoi të bashkëpunonte. Një vit më vonë, Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman - që besohet gjerësisht se ka urdhëruar personalisht vrasjen - ka thënë se ai nuk ishte pas vrasjes. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare reaguan në këtë përvjetor. CNN: "Gazetari Jamal Khashoggi duhet të përshëndetet si një hero për pagimin e çmimit përfundimtar për besimin e tij në fjalën e lirë. Në vend të kësaj, vrasja e tij në konsullatën Saudite në Stamboll vitin e kaluar shërben si një ogur paralajmërues: pa marrë parasysh sa brutal ishte krimit, pavarësisht sa i njohur mund të jetë viktima, pa marrë parasysh sa inkriminuese janë provat, drejtësia dëshmon e paefektshme për ata që flasin të vërtetetën përballë pushtetit. " Al Jazeera: "Një vit pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, disa në Kongresin Amerikan janë ende thellësisht të shqetësuar me mbrojtjen e vazhdueshme të Presidentit Donald Trump ndaj veprimeve të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite Mohamed bin Salman." The Guardian: "Në një rajon kryesisht të karakterizuar nga egërsia, vrasja e Jamal Khashoggi një vit më parë ka lënë një ndikim të jashtëzakonshëm. Rrallë në historinë moderne vdekja e një njeriu ka qenë kaq me pasoja. ” Neë York Times: "Një vit më vonë, eshtrat e Jamalit nuk janë gjetur ende, por mesazhi saudit, i folur në emër të autokratëve në të gjithë rajonin, është dëgjuar qartë: Nëse nuk thoni se çfarë ne ju themi të thoni, vdekja juaj do të jetë brutale, trupi juaj do të zhduket dhe kurrë nuk do të varroseni. Vrasja e Jamal Khashoggi na paralajmëroi të gjithëve. Ndoshta rreziku më i madh me të cilin përballet bota arabe sot është se nuk do të mbetet askush që të bërtasë, të shkruajë ose të këndojë se mbreti është i zhveshur, në një rajon të goditur nga shumë mbretër. " Washington Post: "Një vit më parë, Jamal Khashoggi  hyri në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, për të mos u kthyer më kurrë. Disa muaj pas rrëmbimit dhe vrasjes brutale të Khashoggi nga një skuadër e agjentëve sauditë, kjo ngjarje ka sjellë një trazirë të madhe, por drejtësi të pamjaftueshme. Një pjesë e vogël e zyrtarëve sauditë u paditën dhe u ndëshkuan nga autoritetet në Riad për orkestrimin e një operacioni të dyshuar mashtrues. Por zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Princi i Kurorës Saudite Muhamed bin Salman kishte njohuri të drejtpërdrejtë të misionit për vrasjen e Khashoggi, një kontribues i Washington Post. Princi Saudit mohon akuzën dhe, me mbështetjen e Presidentit Trump dhe aleatëve të tij, është rehabilituar sërish në skenën botërore. Qeveritë perëndimore, veçanërisht administrata Trump, i kanë vendosur interesat e tyre strategjike në një aleat si Arabia Saudite duke injoruar qëndrimin moral dhe parimor për sjelljen e mbretërisë saudite. Kujtimi i Khashoggi, argumentojnë miqtë dhe përkrahësit e tij, do të jetë një gjemb shumëvjeçar në skenën e realpolitikës rajonale. "

 

Tags