Kryeministri i Irakut është gati të takojë protestuesit
(last modified Fri, 04 Oct 2019 09:01:21 GMT )
Tetor 04, 2019 11:01 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut është gati të takojë protestuesit

Kryeministri i Irakut Adel Abdul-Mahdi ka shprehur keqardhjen që protestat e vazhdueshme në vend janë bërë të dhunshme, duke thënë se ai është i gatshëm të takohet me organizatorët për të diskutuar kërkesat e tyre.

Duke folur mbrëmjen e së enjtes, kryeministri i Irakut tha se nuk kishte asnjë "zgjidhje magjike" për çështje të tilla si papunësia dhe korrupsioni, por ai do të fillonte duke miratuar një ligj për të ardhurat themelore për familjet e varfëra. Gjatë fjalimit televiziv, i cili erdhi pasi protestuesit në të gjithë Irakun e thirrën atë të jepte dorëheqjen, Abdul-Mahdi i kërkoi parlamentit, ku koalicioni i tij ka shumicën, t'i jepte mbështetje në mënyrë që të mund të riorganizojë kabinetin e tij për të adresuar kërkesat e njerëzve. Kryeministri irakian tha se protestuesit kishin "të drejtë" për të kërkuar fundin e korrupsionit, por kjo do të arrihet vetëm pasi qeveria të lejohet të kryejë punën e saj. Deklarata vuri në dukje se ai ishte i përgatitur të takohej me "përfaqësues të demonstruesve paqësorë për të marrë parasysh kërkesat e tyre të ligjshme". Protestat e së enjtes u mbajtën në kundërshtim me një shtetrrethim që Kryeministri kishte shpallur në disa qytete, pasi mbajti një takim urgjent me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

 

Tags