Benny Gantz: Do t’i marrim postin e kryeministrit Netanjahut
Lideri i koalicionit “Kaltër dhe Bardhë” të regjimit sionist në reagim ndaj dështimit të takimit mes Netanjahut dhe Lieberman, ka theksuar se ky koalicion do t’ia marrë postin e kryeministrit Beniamin Netanjahut.
Faqja informative Al-Nashre njoftoi se Banny Gantz, lideri i koalicionit “Kaltër dhe Bardhë” të regjimit sionist, deklaroi se më mirë është izraelitët të mos kenë kryeministër që gjithnjë të jenë të preokupuar për dosjet e tij të korrupsionit.
Gantz gjithashtu duke iu drejtuar Netanjahut, ka thënë: “Mos u mundo ta ruash postin tënd, atë do ta marrim nga ty”.
Në zgjedhjet parlamentare të 17 shtatorit në regjimin sionist, koalicioni “Kaltër dhe Bardh” i drejtuar nga gjenerali Benny Gantz ka fituar 33 kursi dhe partia Likud e drejtuar nga Beniamin Netanjahu ka fituar 32 kursi, mirëpo presidenti i regjimit sionist përsëri ka emëruar Beniamin Netanjahun për formimin e qeverisë.