Forcat sioniste vrasin 1 palestinez, plagosin 54 të tjerë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91402-forcat_sioniste_vrasin_1_palestinez_plagosin_54_të_tjerë
Forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë palestinezët që marrin pjesë në protesta kundër okupimit përgjatë gardhit kufitar midis Rripit të Gazës dhe territoreve të okupuara, duke vrarë një djalë të ri dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në protestën e së premtes.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 05, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste vrasin 1 palestinez, plagosin 54 të tjerë

Forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë palestinezët që marrin pjesë në protesta kundër okupimit përgjatë gardhit kufitar midis Rripit të Gazës dhe territoreve të okupuara, duke vrarë një djalë të ri dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në protestën e së premtes.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 28-vjeçari Alaa Nizar Ajesh Hemdan u vra nga forcat izraelite gjatë protestës së fundit të Premten. Ashraf al-Kedra, zëdhënësi i ministrisë, shtoi se 54 palestinezë të tjerë u plagosën gjatë protestave, 22 prej tyre me plumba realë. Tubimet e quajtura "Marshi i Madh i Kthimit" janë mbajtur çdo javë që nga 30 Marsi i vitit të kaluar. Palestinezët duan kthimin e bashkatdhetarëve të tyre që janë dëbuar nga atdheu i tyre nga pushtuesit izraelitë. Trupat izraelite kanë vrarë të paktën 307 palestinezë që nga fillimi i tubimeve dhe plagosën më shumë se 18,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.