Koalicioni "Al-Fet'h" i Irakut mbështet reformat e qeverisë
(last modified Sat, 05 Oct 2019 14:54:27 GMT )
Tetor 05, 2019 16:54 Europe/Tirane
  • Koalicioni

Koalicioni "El-Fet'h" i Irakut ka theksuar se ky koalicion do të mbështesë masat e qeverisë për zbatimin e reformave në këtë vend.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se koalicioni politik "Al-Fet'h" i Irakut i drejtuar nga Hadi Al-Ameri, të premten në mbrëmje me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Në kuadër të zbatimit të porosive dhe udhëzimeve të autoriteteve të larta shiite në Irak, ky koalicion kërkon nga qeveria e Irakut që të deklarojë pakot e reformave të vërteta brenda një periudhe kohore të caktuar dhe të realizojë kërkesat e qytetarëve dhe të autoriteteve fetare".

Në deklaratën e koalicionit "El-Fet'h" thuhet: "Ne mbështesim dhe përkrahim këto reforma dhe këto reforma do të miratohen edhe në Parlament dhe do të bashkëpunojmë me partitë dhe subjektet e tjera politike në Parlament për të çuar përpara zbatimin e këtyre reformave".

Koalicion "Al-Fet'h" i ka dhënë afat qeverisë së kryeministrit irakian Adel Abdulmahdi dhjetë ditë që të deklaroi programin e saj të reformave.

Ahmed Al-Safi, përfaqësuesi i Ajetullah Sistani dhe imam i namazit të së premtes në Qerbela, ditën e premte ka mbështetur kërkesat legjitime të protestuesve, por ka kërkuar shmangien nga çfarëdo lloj veprimi i dhunshëm gjatë protestave dhe ka dënuar sulmet e kryera ndaj protestuesve dhe ndaj forcave të sigurisë dhe ka kërkuar nga autoritetet qeveritare që të zbatojnë reformat e vërteta në këtë vend.

 

Tags