Haaretz: Koalicioni anti-iranian "Trump-Netanjahu-Bin Selman" është lëkundur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91422-haaretz_koalicioni_anti_iranian_trump_netanjahu_bin_selman_është_lëkundur
Gazeta sioniste në një raport të saj ka bërë të ditur lëkundjet që ka pësuar koalicioni anti-iranian i presidentit amerikan, kryeministrit të regjimit sionist dhe princit të kurorës saudite për shkak të konflikteve dhe sfidave të brendshme.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 05, 2019 13:34 Europe/Tirane
  • Haaretz: Koalicioni anti-iranian

Gazeta sioniste në një raport të saj ka bërë të ditur lëkundjet që ka pësuar koalicioni anti-iranian i presidentit amerikan, kryeministrit të regjimit sionist dhe princit të kurorës saudite për shkak të konflikteve dhe sfidave të brendshme.  

Gazeta sioniste "Haaretz" në një raport të saj ka shkruar se në kohën kur Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, Donald Trump, presidenti i Amerikës dhe Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, janë përqendruar në rrethanat e papërshtatshme të tyre, kanë humbur përkushtimin e tyre kundër Iranit.

Sipas gazetës sioniste Haaretz, një vit e gjysmë pasi Donald Trump e largoi Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin, presidenti i Amerikës tani po përballet me probleme të ndryshme, ndërkohë që Netanjahu akoma po përballet me sfida ligjore dhe me procese gjyqësore, ndërsa princi i kurorës së Arabisë Saudite gjithashtu po e çon përpara një politikë shumë të dobët.

Beniamin Netanjahu ditën e mërkurë ka dalë para gjykatës në seancën e parë para paraqitjes së padisë në lidhje me tre dosje të korrupsionit. Nga ana tjetër përvjetori i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi është bërë shkak që përsëri kritika të gjera dhe të ashpër të drejtohen në adresë së Arabisë Saudite.