Agresorët plaçkitën mbi 18 milion fuçi naftë në Jemen
Ministria e naftës e Jemenit deklaroi se vendet e koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe mercenarët e tyre plaçkitën më shumë se 18 milion fuçi të naftës së Jemenit vitin e kaluar.
Duke folur të shtunën në një konferencë shtypi në kryeqytetin jemenas San'a, ministri jemenas i naftës Ahmed Daris tha se koalicioni agresor "plaçkiti më shumë se 18 milion fuçi eksporte të naftës vitin e kaluar dhe paratë e tyre i dërgoi në Bankën Kombëtare Saudite". Daris gjithashtu u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të mbanin përgjegjësinë e tyre në lehtësimin e lirimit të dërgesave të naftës jemenase të ndaluara nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që është duke zhvilluar një luftë mizore kundër kombit të varfër jemenas. Ai paralajmëroi koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite se ndalimi i vazhdueshëm i cisternave të naftës do të motivojë më tej jemenasit për t'u bashkuar në linjat e frontit anti-saudit. " Lironi tankerët e naftës, njerëzit tanë nuk do të dorëzohen, dhe plaçkitja e kryer nga agresorët do të jetë një nxitje për të kaluar në vijat e frontit," tha ai.