Siria kërkon sistemin Bavar-373
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91522-siria_kërkon_sistemin_bavar_373
"Siria ka aplikuar për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore Bavar-373, por Irani ende nuk e ka dhënë përgjigjen," tha komandanti Ali Shademani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 09, 2019 18:24 Europe/Tirane
  • Siria kërkon sistemin Bavar-373

"Siria ka aplikuar për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore Bavar-373, por Irani ende nuk e ka dhënë përgjigjen," tha komandanti Ali Shademani.

Zv/shefi  kordinativ i bazës anti-ajrore iraniane Khatam al-Enbija, tha të mërkurën (9 tetor) se Irani nuk i ishte përgjigjur ende kërkesës së Sirisë për t'i shitur asaj sisteme Bavar-373. Sistemi i mbrojtjes ajrore Bavar-373, i projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë, u zbulua dhe iu dorëzua Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit më 22 gusht 2019. Bavar-373 është një sistem me rreze me rreze të gjatë veprimi, me aftësinë për të shkatërruar objektivat me raketa ose me copat shpërthyese nga kokat e raketave. Ky sistem i mbrojtjes ajrore dallohet për shpejtësinë, përgatitjen e lehtë, sigurinë dhe përputhshmërinë me teknologjinë më moderne të botës. Menjëherë pas zbulimit të Bavar-373, faqja ruse e lajmeve Avia Prom raportoi se inaugurimi i sistemit iranian të mbrojtjes ajrore Bavar-373 do të ishte një surprizë e keqe për Izraelin. "Bavar-373, me fjalë të tjera, do të jetë një problem serioz për Izraelin, sepse Irani ka përfunduar zyrtarisht fazën e prodhimit dhe tashmë ka filluar ta dorëzojë atë në ushtrinë iraniane. Rrezja e veprimit e Bavar-373 arrin 300 kilometra dhe është në gjendje të identifikojë objektivat fiktivë në një distancë prej 170 kilometra ", tha media ruse.