Evakuohen më shumë se 200 mijë persona nga veriu i Sirisë
(last modified Fri, 11 Oct 2019 19:04:55 GMT )
Tetor 11, 2019 21:04 Europe/Tirane
  • Evakuohen më shumë se 200 mijë persona nga veriu i Sirisë

Agjencia informative Mejadin në një raport të saj ka njoftuar se për shkak të nisjes së operacionit ushtarak të Turqisë kundër Sirisë, 200 mijë persona janë evakuuar dhe shpërngulur nga zonat verilindore të këtij vendi.

Ushtria turke me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe spastrimit të zonave kufitare të Turqisë me Sirinë ka nisur një operacion ushtarak në zonat verilindore të Sirisë. Operacioni ka nisur me urdhër të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Fuad Okatai zv/president i Turqisë ditën e mërkurë menjëherë pas nisjes së zyrtare të operacionit të quajtur Burimi i Paqes tha se Ankaraja me anë të këtij operacioni synon të rikthejë paqen në Siri. Operacioni nisi me dritën jeshile të qeverisë amerikane e cila më herët tërhoqi trupat nga veri i Sirisë. Ky operacion që deri tani ka lënë të vrarë mbi 15 persona dhe plagosur mbi 40 të tjerë është dënuar gjerësisht nga faktori ndërkombëtar. Forcat kurde demokratike të Sirisë kanë paralajmëruar se operacioni mund të shkaktojë nisjen e një lufte të gjithanshme. Vlen të theksohet se ushtria Turke brenda 3 vitesh ka bombarduar disa herë zona të ndryshme në territorin sirian.

Tags