Shpërthim autobombe në Kalemshi të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91595-shpërthim_autobombe_në_kalemshi_të_sirisë
Shpërthimi i një autobombe në qytetin Kalemshi në verilindje të Sirisë, shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e 13 personave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2019 17:35 Europe/Tirane
  • Shpërthim autobombe në Kalemshi të Sirisë

Shpërthimi i një autobombe në qytetin Kalemshi në verilindje të Sirisë, shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e 13 personave.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sana e lajmeve sipas të cilës nga shpërthimi i kësaj autobombe 4 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij shpërthimi. Qyteti Kalemshi është pjesë e provincës Hesake që aktualisht kontrollohet nga forcat kurde të njohur me emrin YPG. Sot në këtë qytet janë organizuar protesta të shumta kundër agresionit të ushtrisë turke në territorin sirian. Turqia prej disa së mërkurë ka nisur një ofensive ushtarake në veri të Sirisë me dritën jeshile të Amerikës, gjë e cila ka lënë të vrarë 277 persona.