Shpërthen një tjetër autobombë në verilindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91602-shpërthen_një_tjetër_autobombë_në_verilindje_të_sirisë
Agjencia Sana e lajmeve njoftoi shpërthimin e një tjetër autobombe në verilindje të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2019 07:18 Europe/Tirane
  • Shpërthen një tjetër autobombë në verilindje të Sirisë

Agjencia Sana e lajmeve njoftoi shpërthimin e një tjetër autobombe në verilindje të Sirisë.

Sipas kësaj agjencie autobomba ka shpërthyer përreth burgut qendror të qytetit Hesake në verilindje të Sirisë, burg që kontrollohet nga forcat demokratike të Sirisë dhe në të mbahen të burgosur një numër i madh pjesëtarësh të grupit terrorist ISIS. Ky është shpërthimi i dytë me autobombë që bëhet në qytetin Hesake brenda një dite. Më herët shpërthimi i një autobombe në qytetin Kalemshi në verilindje të Sirisë, shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e 13 personave. Sipas agjencisë Sana të lajmeve nga shpërthimi i kësaj autobombe 4 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij shpërthimi. Qyteti Kalemshi është pjesë e provincës Hesake që aktualisht kontrollohet nga forcat kurde të njohur me emrin YPG. Sot në këtë qytet janë organizuar protesta të shumta kundër agresionit të ushtrisë turke në territorin sirian. Turqia prej disa së mërkurë ka nisur një ofensive ushtarake në veri të Sirisë me dritën jeshile të Amerikës, gjë e cila ka lënë të vrarë 277 persona.