Kurdët e Sirisë pretendojnë se kanë vrarë 75 ushtarë turq
Forcat Demokratike të Sirisë sot (të dielën) kanë pretenduar se gjatë luftimeve në qytetin kufitar Ra'sul-Ajn" në veri të Sirisë, përveçse kanë vrarë 75 ushtarë turq, kanë shkatërruar edhe 7 tanke të tyre.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në këto luftime janë plagosur edhe 19 ushtarë turq.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ditën e kaluar ka deklaruar se forcat e Turqisë dhe militantët e mbështetur nga ky vend kanë marrë tërësisht kontrollin e situatës në qytetin Ra'sul-Ajn në provincën Hasake, mirëpo burimet kurde kanë hedhur poshtë këtë lajm.
Nga ana tjetër agjencia e lajmeve Anatoly e Turqisë sot në mëngjes njoftoi se ushtria e Turqisë ka marrë nën kontroll fshatin Saluk në rrethin Tel Abjad në lindje të lumit Eufrat dhe ka dëbuar militantët kurd të grupit YPK dhe PKK.
Ushtria e Turqisë së bashku me militantët e grupit terrorist "UÇS" po vazhdojnë avancimet e veta duke çliruar rajone të tjera nga pushtimi i forcave kurde.