Putin përfundon vizitën në EBA me nënshkrimin e 10 marrëveshjeve
Në fund të vizitës së presidentit të Rusisë në Emirate të Bashkuara Arabe, të dy shtetet kanë nënshkruar 10 marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 1.3 miliard dollarë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se edhe pse nuk janë publikuar informacione të sakta rreth dokumenteve të nënshkruara mes Rusisë dhe EBA, mirëpo thuhet se pjesa më e madhe e këtyre marrëveshjeve janë nënshkruar në fushën e energjisë, hapësinore dhe zhvillimin e turizmit. Zhvillimin e inteligjencës artificiale, shëndetësisë, nxjerrjen e burimeve natyrore, transportit dhe industritë prodhuese, janë fushat të cilat i kanë përmendur mediat e Rusisë dhe kanë thënë se marrëveshjet janë shkruar në këto fusha.
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të martën pas vizitës njëditore në Arabinë Saudite, ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.