Erdogan ftohet në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91717-erdogan_ftohet_në_rusi
Presidenti i Rusisë në një kontakt telefonik me homologun e tij turk, përveçse ka biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri, e ka ftuar atë për një vizitë në Moskë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 16, 2019 09:37 Europe/Tirane
  • Erdogan ftohet në Rusi

Presidenti i Rusisë në një kontakt telefonik me homologun e tij turk, përveçse ka biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri, e ka ftuar atë për një vizitë në Moskë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Pallati i Kremlinit ka bërë të ditur bisedën e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, të cilët kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri.

Putin gjatë kësaj bisede gjithashtu e ka ftuar Erdoganin për një vizitë në Moskë gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas raportit të Kremlinit, Putin dhe Erdogan me këtë rast kanë theksuar ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë, ndërkohë që edhe pala turke ka pranuar ftesën për vizitë në Rusi.

Të dy palët gjatë kësaj bisede kanë theksuar shmangien e përballjes mes forcave ushtarake të Sirisë dhe Turqisë.