Haaretz: Asadi fitues i luftës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91723-haaretz_asadi_fitues_i_luftës_në_siri
"Nuk ka asnjë iluzion tani: pas tetë vjet e gjysmë lufte, Presidenti Sirian Bashar al-Asad fitoi luftën civile në vendin e tij," shkroi të mërkurën gazeta izraelite Haaretz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2019 18:24 Europe/Tirane
  • Haaretz: Asadi fitues i luftës në Siri

"Nuk ka asnjë iluzion tani: pas tetë vjet e gjysmë lufte, Presidenti Sirian Bashar al-Asad fitoi luftën civile në vendin e tij," shkroi të mërkurën gazeta izraelite Haaretz.

Autori i artikullit ka akuzuar qeveritë amerikane, turke dhe izraelite se nuk po bëjnë asgjë për të parandaluar fitoren e shtetit sirian, duke shtuar se vendimi i Donald Trump për t'i dhënë Ankarasë lejen për të sulmuar ushtarakisht rajonet kurde të veriut të Sirisë në mënyrë paradoksale i lejoi Presidentin sirian Bashar al-Asad të rimarrë kontrollin mbi këto rajone. Haaretz thotë se Liga Arabe së shpejti do të përfundojë me pranimin e anëtarësimit të Sirisë, ndërsa fuqitë e mëdha të tilla si Kina janë duke u përgatitur për të ringjallur bashkëpunimin e tyre me Sirinë në të gjitha fushat. Sipas Haaretz, mbështetja e Iranit për Damaskun luajti një rol të pakundërshtueshëm në fitoren e Sirisë kundër terrorizmit. Autori i artikullit tregon se Irani nuk ka dërguar një forcë të madhe ushtarake në Siri, ndërsa luftëtarët libanezë të Hezbollahut kanë kontribuar drejtpërdrejt në kontrollin e zonave jetësore në Siri, përfshirë këtu edhe pikën kufitare midis Sirisë dhe Libanit. Artikulli thekson se një nga faktorët kryesorë në epërsinë e forcave të qeverisë siriane ishte fuqia e Forcave Ajrore Siriane, e cila arriti të kontrollojë qiellin sirian për më shumë se tetë vjet luftë.