Mbi 3 milionë vizitorë iranianë drejt Qerbelasë
(last modified Thu, 17 Oct 2019 13:54:07 GMT )
Tetor 17, 2019 15:54 Europe/Tirane
  • Mbi 3 milionë vizitorë iranianë drejt Qerbelasë

Shefi për koordinimin e forcave policore të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se mbi 3 milionë vizitorë iranianë që nga 30 shtatori e deri më tani janë nisur drejt Qerbelasë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Ali Nurinezhad, shefi për koordinimin e forcave policore të Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte gjatë një vizite në kufirin "Khosrovi" në perëndim të Iranit, tha: "Që nga fillimi i muajit safar e deri më tani gjithashtu 1.7 milionë vizitorë iranianë të Imam Husejnit (a.s.), pasi kanë kryer ritualet përkatëse të vizitës së Arbainit Husejnit, janë kthyer në Iran. Vendkalimet kufitare Khosrovi, Mehran, Xhezabe dhe Shalamçe janë rrugët nga të cilët qarkullojnë vizitorët e Arbainit Husejnit nga Irani në drejtim të Irakut.  Gjithashtu që nga fillimi i muajit safar e deri më tani, të paktën 170 mijë vizitorë të huaj nga mbi 90 vende të botës, duke kaluar nëpër kufijtë e Iranit, janë nisur në Qerbela".

Vlen të theksohet se data 20 safar 1441 hixhri kameri që përkon me 19 tetor 2019, është dita e Arbainit (të dyzetave) të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë dhe shokëve të tij besnikë në fushën e Qerbelasë. Me këtë rast, me miliona myslimanë disa ditë para kësaj date, duke ecur në këmbë në rrugën mbi 80 kilometra nga qyteti Naxhaf deri në Qerbela, arrijnë pranë varrit të Imam Husejnit (a.s.) në këtë qytet.

 

Tags