Ceremonia madhështore e Arbainit të imam Huseinit (as)
(last modified Sat, 19 Oct 2019 06:11:21 GMT )
Tetor 19, 2019 08:11 Europe/Tirane
  • Ceremonia madhështore e Arbainit të imam Huseinit (as)

Sot më 20 Sefer i vitit 1441 hixhri kameri, që përkon me 19 tetor 2019, është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, në shkretëtirën e Qerbelasë në Irak. Miliona pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, në këtë ditë shkojnë në qytetin Qerbela në Irakun jugor për të marrë pjesë në ceremonitë e Arbainit Huseinian.

Me këtë rast me miliona njerëz myslimanë dhe jomyslimanë nga anë e mbanë bota, disa ditë para ditës së Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) shkojnë në Irak dhe kalojnë në këmbë rrugën 80 kilometra nga qyteti Naxhaf deri në Qerbela. Miliona pelegrinë, përfshirë një numër rekord iranianësh, janë mbledhur në qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak për të përkujtuar Arbainin, ditën e 40-të pas martirizimit të Imam Huseinit, Imami i tretë e myslimanëve shi'itë të botës. Në mesin e pelegrinëve, të cilët zakonisht numërohen në 20 milion nga e gjithë bota çdo vit, shumë mbërrijnë në Qerbela pasi udhëtojnë rreth 80 kilometra në këmbë nga qyteti i shenjtë i Naxhafit në një gjest simbolik për të nderuar kujtimin e Imam Huseinit. Pelegrinët janë përballur me mikpritjen bujare të popullit irakian, i cili u siguron atyre ushqim, ujë, transport dhe akomodim të nevojshëm për udhëtimin. Shumë vëzhgues kanë theksuar se pavarësisht se Arbaini është tubimi  më i madh paqësor në botë, ky event nuk ka pasur vëmendje të konsiderueshme nga media kryesore, të cilat preferojnë të heshtin. Arbaini i imam Huseinit (as), është lëvizje njerëzore drejt shpirtit të pastër dhe moralit. Në lëvizjen e imam Huseinit, vihen re të gjitha virtytet dhe mirësitë. Në cilën luftë është parë që ushtria e etur, t’i japë ujë armikut dhe të kujdeset për kuajt? Imam Huseini kur u përball me ushtrinë e Omar Saadit, hapi për ta ujin edhe pse më pas armiku për disa ditë bllokoi ujin për imamin, shokët, gratë dhe fëmijët e tij dhe i martirizoi ata të etur. Ai natën fiku dritat dhe shokëve të tij u kërkoi të zgjidhnin dhe tha se ushtria që na ka rrethuar, ka për qëllim të na vrasë. Imami prek ndërgjegjen e çdo njeriu dhe ngre lart shpirtin për liri. Njeriu duhet t’i përgjigjet pozitivisht kësaj lëvizjeje të madhe dhe duke kujtuar sakrificën e martirëve, të marrë pjesë në këtë marsh botëror. Edhe pse kjo ngjarje lidhet me shiitët, mirëpo sunitët, të krishterët, izeditë, zorastrianët dhe të gjithë ndjekësit e feve të tjera marrin pjesë në këtë marsh të madh pelegrinazhi. Kjo është një karakteristikë e veçantë e një ngjarjeje fetare e cila përcjell kuptimin se “ njerëzit pa dallim ngjyre, feje, bindjeje dhe mendimi, Husenin e quajnë simbol të lirisë në botë”. Sot pjesëmarrja në Arbainin e imam Huseinit, është faktor i unitetit, solidaritetit, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit. Në ceremoninë e Arbainit grupe të ndryshme njerëzit nga zona, rajonale, raca dhe preferenca të ndryshme, bashkohen me njëri tjetrin dhe afrojnë zemrat e tyre. Afrimiteti dhe bashkimi i njerëzve dhe grupeve, mund të ringjallë identitetin islamik dhe të eliminojë identitetin fals etnik dhe kombëtar. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, thotë: Në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as) me miliona njerëz qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Kjo është një lëvizje e madhe e cila nuk përbëhet vetëm nga shiitët, por edhe nga sunitët. Ata me lëvizjen e tyre kanë krijuar lëvizjen dhe kongresin më të madh në botë. Shikoni çfarë lëvizjeje e madhe. Kur trupat renditen pranë njëri-tjetrit, krijohet kjo madhështi. Nëse ne jemi bashkë, vendet islamike, popujt myslimanë, shitët dhe sunitët dhe nëse afrojmë zemrat tona dhe nuk paragjykojmë njëri-tjetrin, nuk ofendojmë njëri-tjetrin, atëherë do ta shikoni se çfarë ndodh në botë dhe çfarë madhështie do të krijohet për islamin. Ajetollah Khamenei, lideri suprem I revolucionit Islamik në fjalimin e tij për ceremoninë vjetore të akademisë së oficerëve Imam Huseini(as) ka thënë: Arabini që në vigjilje të shfaqjes së tij në historinë islame ishte media e fuqishme e Ashures që thekson në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të spiritualitetit, mendimit dhe edukimit në ceremoninë e Arbainit të Imam Huseinit(as). Poseduesit e pushtetit dhe dijes duhet të punojnë dhe përpiqen në këtë fushë.

 


 

Tags