Ushtria siriane futet në Kasre Jalda
(last modified Sun, 20 Oct 2019 07:53:26 GMT )
Tetor 20, 2019 09:53 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane futet në Kasre Jalda

Forcat e ushtrisë siriane janë futur në rajonin Kasre Jalda pjesë e provincës Hesake në verilindje të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve forcat e ushtrisë siriane në bazë të marrëveshjes së arritur mes qeverisë siriane dhe kurdëve të këtij vendi, për ruajtjen e kufijve është futur në rajonin Kasre Jalda pjesë e provincës Hesake. Pas sulmit të Turqisë kundër zonave veriore të Sirisë, forcat demokratike kurde i kanë kërkuar qeverisë siriane që të marrë në dorë kontrollin e zonave veriore të vendit dhe t’i mbrojë ata përballë sulmeve të Turqisë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ushtria siriane do të vë nën kontroll të gjitha zonat kufitare në veri të vendit. Më 9 tetor pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Turqia dhe Amerika kanë rënë dakord për vendosjen e një armëpushimi 5-ditor në veri të Sirisë. Operacioni Burimi i Paqes i ushtrisë turke në Siri ka nisur me dritën jeshile të Amerikës.

Tags