Arabia Saudite përgatitet për luftë me Iranin!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91909-arabia_saudite_përgatitet_për_luftë_me_iranin!
Ardhja e 3,000 ushtarëve amerikanë dhe bateritë e raketave Patriot dhe THAAD e kanë bindur Arabinë Saudite mbi aftësinë e saj për të luftuar me Iranin?
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2019 17:38 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite përgatitet për luftë me Iranin!

Ardhja e 3,000 ushtarëve amerikanë dhe bateritë e raketave Patriot dhe THAAD e kanë bindur Arabinë Saudite mbi aftësinë e saj për të luftuar me Iranin?

Konferenca "e sigurisë" e Riadit kishte mbledhur Shefat e Shtabit të forcave të armatosura të vendeve të pellgut të Gjirit Persik dhe disa vende të tjera ishin të pranishme, në veçanti Egjipti, Jordania, Pakistani, Britania e Madhe Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut, Holanda, Italia, Gjermania, Zelanda e Re dhe Greqia.  Tema kryesore ishte siguria detare dhe ajrore në Gjirin Persik dhe mjetet për t'u përballur me "sulmet iraniane". Duke dënuar sulmet e 14 shtatorit në objektet e naftës saudite, Riadi dhe satelitët dhe partnerët e tij theksuan se Arabia Saudite kishte "të drejtën për të mbrojtur veten". Për më tepër, të ftuarit në këtë takim, të gjithë aleatë të amerikanëve, janë zotuar të "mbrojnë sigurinë e qeverisë Saudite" dhe "të mbështesin veprimet e sauditëve në vetëmbrojtje". Të gjitha këto terma nuk përmbajnë asnjë shenjë paqeje: përkundrazi, është një deklaratë lufte e mbuluar me finesë që Riadi po dërgon në Teheran. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Saudite, Ajjad bin Hamed al-Ruaaili Fayaz Bin Hamed al-Ravili tha se Riadi do të përballet me atë që ai e quajti kërcënim iranian në rajon. Dhe gjenerali, ushtria e të cilit është në një kaos të plotë në jug të Arabisë Saudite duke u përballur me Ansarallah vazhdoi: "Që nga revolucioni iranian, rajoni vuan nga krizat dhe problemet e krijuara nga ky vend, i cili vepron sipas parimit të eksportit të revolucionit në vendet e tjera dhe mosrespektimi i detyrimeve dhe ligjeve ndërkombëtare ..." A po kërkon Riadi luftë me Iranin pasi  humbi atë me Ansarallahun e Jemenit? Vëzhguesit theksojnë se konferenca anti-iraniane dhe vizita e papritur e Mark Esper në Riad nuk janë pa lidhje me njëra-tjerën. Mark Esper planifikon të ringjallë besimin saudit te amerikanët pas dy goditjeve radhazi: refuzimi i SHBA për t'ju përgjigjur sulmeve të Ansarallah ndaj Aramco më 14 shtator dhe tërheqja e trupave amerikane nga Siria. Kjo ngjarje e dyfishtë i parapriu vizitës së Putinit në Riad, ku ai propozoi një alternative të vlefshme për sauditët që janë në kërkim të një aleati të besueshëm. Vizita e Vladimir Putinit në Arabinë Saudite ngjalli shqetësimin e thellë të Uashingtonit, dhe Esper kërkoi pjesërisht të shuante frikën e amerikanëve të cilët shohin se tregu saudit po hapet ndaj ardhjes së furnizuesit rus të armëve. Dhe pastaj marrëveshjet energjetike Ruso-Saudite që shqetësojnë përsëri amerikanët. Por e fundit, për tu siguruar që paqja nuk do të vendoset kurrë midis Riadit dhe Teheranit. Në fakt, deklaratat anti-iraniane të bëra në të njëjtën kohë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Adel al-Xhubeir në kryeqytetet evropiane e forcojnë këtë hipotezë: Riadi ka rënë edhe një herë në kurthin e SHBA që i duan atij vetëm fatkeqësinë: vazhdimi i luftës në Jemen, një konfrontim frontal me Iranin dhe një ndarje përfundimtare me Rusinë ...