Takimi sekret i mbretit të Bahrejnit dhe Netanjahut në Hungari
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91928-takimi_sekret_i_mbretit_të_bahrejnit_dhe_netanjahut_në_hungari
Burimet bahrejnase kanë njoftuar për një takim sekret të mbretit të Bahrejnit dhe kryeministrit të regjimit sionist në Hungari.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 24, 2019 16:03 Europe/Tirane
  • Takimi sekret i mbretit të Bahrejnit dhe Netanjahut në Hungari

Burimet bahrejnase kanë njoftuar për një takim sekret të mbretit të Bahrejnit dhe kryeministrit të regjimit sionist në Hungari.

Faqja informative “Bahrejn Al-Jeum” duke cituar një burim të informuar diplomatik të Bahrejnit, ka njoftuar se Hamad bin Isa Al Khalifa, mbreti i Bahrejnit, gjatë vizitës në Hungari në prillin e kaluar, në mënyrë sekrete është takuar me Beniamin Netanjahu, kryeministrin e regjimit sionist.

Sipas këtij burimi, mbreti i Bahrejnit në këtë takim ka shprehur interesim për më shumë marrëdhënie me regjimin sionist, ndërsa sigurinë e këtij regjimi e ka quajtur pjesë të sigurisë së Gjirit Persik.

Netanjahu në këtë takim ka falënderuar regjimit Al Khalifa për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe për garantimin e të drejtave të “minoritetit hebre” në Bahrejn.

Takimi i mbretit të Bahrejnit dhe kryeministrit të regjimit sionist është pjesë e veprimeve për organizimin e “Grupit Punues të Manamas” si hap i parë për zbatimin e planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit” i iniciuar nga pala amerikane.