Me dhjetëra të plagosur në protestën për të drejtën e kthimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91964-me_dhjetëra_të_plagosur_në_protestën_për_të_drejtën_e_kthimit
Në protestën e 80-të për të drejtën e kthimit në Gaza të Palestinës me dhjetëra palestinezë janë plagosur.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 26, 2019 10:09 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra të plagosur në protestën për të drejtën e kthimit

Në protestën e 80-të për të drejtën e kthimit në Gaza të Palestinës me dhjetëra palestinezë janë plagosur.

Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë Al Alam të lajmeve sipas të cilës ministria e shëndetësisë e Palestinës njoftoi plagosjen e dhjetëra palestinezëve, mes tyre 17 fëmijë dhe disa femra në sulmet e sionistëve ndaj protestuesve për të drejtën e kthimit. Motoja e kësaj jave të protestave për të drejtën e kthimit ishte “ të burgosurit tanë dhe Al Aksa-ja jonë, ne po vijmë”. Forcat sioniste për të shtypur protestuesit palestinezë përveçse kanë përdorur armë zjarri kanë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe helmues kundër palestinezëve. Protesta për të drejtën e kthimit në Gaza ka nisur prej 30 marsit 2018 dhe vazhdon deri më sot. Që nga ajo kohë e deri tani në këto protesta janë martirizuar 330 palestinezë dhe plagosur mbi 31 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit  dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar shpeshherë krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve.