Rusia zbulon plaçkitjen e Amerikës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i91980-rusia_zbulon_plaçkitjen_e_amerikës_në_siri
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka zbuluar plaçkitjen ndërkombëtare të Amerikës dhe kontrabandën e naftës nga Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2019 13:28 Europe/Tirane
  • Rusia zbulon plaçkitjen e Amerikës në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka zbuluar plaçkitjen ndërkombëtare të Amerikës dhe kontrabandën e naftës nga Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ditën e shtunë ka publikuar disa fotografi satelitore nga disa rajone të Sirisë të cilat tregojnë se nafta e Sirisë para dhe pas thyerjes së grupit terrorist ISIS, nënë mbikëqyrjen e amerikanëve dhe kamionë cisternë të karburanteve, transportohej jashtë Sirisë.

Konashinkov në vazhdim tha se megjithëkëtë Amerika ka sanksionuar naftën e Sirisë ndërsa Uashingtoni me plaçkitje ndërkombëtare, për çdo muaj fuste në xhep 30 milionë dollarë të paktën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar këto informacione në reagim ndaj pretendimeve të sekretarit amerikan të mbrojtjes i cili ka theksuar nevojën për qëndrimin e forcave amerikane në lindje të Sirisë për të mbrojtur fushat naftore nga grupi terrorist ISIS.